9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Basha: Nenin që burgos gazetarët e ka futur Rama

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas protestës së gazetarëve në Shqipëri kundër një neni në një prej ligjeve të reformës në drejtësi dhe që linte të hapur mundësinë e burgosjes së tyre.
“Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve.
Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen sdo te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike.
Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit.
Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj” – shkruan Basha në një reagim të shpërndarë për mediat.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img