16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Bayerni shkatërron Interin

Bayern Munich ka fituar ndaj Interit në kuadër të International Champions Cup me rezultat 1-4.
Duket se gjermanët kishin udhëtuar në SHBA për t’iu hakmarrë Nerazzurrëve për ato humbjet e disa viteve më parë në Ligën e Kampionëve.
Goli i parë erdhi në minutën e shtatë pas një asistimi nga David Alaba drejt Julian Green. Ndërsa i dyti nga Franck Ribery pas gjashtë minutash.

Por, 21-vjeçari Green nuk u ndal me kaq. Talenti amerikan shënoi edhe dy gola tjerë në pjesën e parë (30’, 35’).
Në 45-minutat e dytë Bayerni uli ritmin dhe nuk shënoi asnjë gol, ndërsa golin e nderit për skuadrën italiane e shënoi Mauro Icardi në minutat shtesë të takimit. /Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img