19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

BB i jep Kosovës 22 milionë euro hua për sigurimin e ujit

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli, nënshkruan sot Marrëveshjen për Hua me Bankën Botërore për financimin e Projektit Sigurimi i Ujit dhe Mbrojtja e Kanalit.

Ministri Avdullah Hoti duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Bankën Botërore  theksoi se edhe kjo marrëveshje si shumë bashkëpunime të tjera me Bankën Botërore shërbejnë për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sipas ministrit Avdullah Hoti vlera e përgjithshme e kësaj Marrëveshje është 22 milionë Euro me një normë efektive të interesit 1.40%, grejs periudhë 5 vite dhe 20 vite kthim efektiv të kredisë.

Projekti në fjalë ndahet në dy pjesë, përkatësisht, në përmirësimin e kanalit kryesor të ujit dhe ndërtimin e një rezervari.

“Për përmirësimin e kanalit do të nën-huazohen tek Ibër Lepenci 15 milionë euro kurse pjesa e mbetur e kredisë në vlerë 7 milionë euro do të mbetet me Qeverinë e Kosovës për financimin e ndërtimit të rezervuarit.  Përveç përmirësimeve infrastrukturore të kanalit që do të ndodhin duke filluar nga Ujmani deri në Obiliq, do të adaptohet/aplikohet edhe një sistem i avancuar elektronik i cili do t’i mundësoj Ibër Lepencit të mbikëqyr kanalin, të mbledh dhe analizoj të dhënat nga tereni në kohë reale”, shtoi Ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Pjesa e dytë e projektit ka të bëjë me ndërtimin e një rezervuari të ujit në Mihaliq dhe lidhjen e tij me kanalin e ujit. Ky rezervuar do të shërbej për situata emergjente të cilat mund të ndodhin në të ardhmen”.

Ndërsa, drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marco Mantovanelli tha se “Uji është në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social, ai është vital për ruajtjen e shëndetit, kultivimin e ushqimit, prodhimin e energjisë, menaxhimin e ambientit përfshirë edhe ndikimet e vërshimeve ose thatësirave, dhe për krijimin e vendeve të punës”.

“Aktualisht, Kosova qendrore, rajoni me popullsinë më të dendur në vend i cili paraqet potencialin më të madh zhvillimor të Kosovës për shkak të përqendrimit të aktiviteteve minerare, bujqësore dhe industriale, është duke u sfiduar nga resurset e kufizuara ujore. Banka Botërore ka kënaqësinë të mbështesë Kosovën që ajo të bëj furnizimin e ujit më të pastër dhe më të qëndrueshëm”, shtoi drejtori Mantovanelli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles