13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

BE dhe SHBA i kërkojnë Shqipërisë miratimin e shpejtë të 7 ligjeve

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, së bashku me Ambasadën e SHBA kanë kërkuar sot miratimin e ligjeve që shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese, duke përfshirë edhe Vettingun. Sipas BE, miratimi i ligjeve është parakusht për nisjen e zbatimit të reformës.
Në njoftimin e zyrës së BE thuhet se Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.
Deklarata e plotë e delegacionit të BE:
BE së bashku me SHBA-të kanë kërkuar miratimin e shpejtë të shtatë ligjeve, dhe të parin ligjit e vlerësimit (vetting), në mënyrë që të përshpejtohet zbatimi i paketës së Reformës në Drejtësi.
Kjo gjë i është bërë e ditur të gjithë udhëheqësve politikë, dhe Kryetari i Kuvendit Meta ka konfirmuar se si Kryetar i Kuvendit është i gatshëm të thërrasë mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit me të hyrë në fuqi Ndryshimet Kushtetuese (më 11 gusht), meqenëse krerët e grupeve parlamentare kanë rënë dakort për këtë.
Miratimi i shpejtë i ligjeve zbatuese është parakusht për nisjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, dhe i një rëndësie themelore për rrugën evropiane të Shqipërisë.
Drafti u është shpërndarë të gjithë anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi gjysmën e dytë të muajit qershor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img