14.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Buy now

spot_img

Natalya Apostolova nga Bullgaria zëvendëson Zhbogarin

Natalya Apostolova nga Bullgaria është emëruar të enjten nga Këshilli Evropian si Përfaqësuese Speciale e Bashkimit Evropian në Kosovë.
KE ka bërë të ditur, nëpërmjet një komunikate, se Apostolova do të zëvendësojë Samuel Zbogarin nga data 1 shtator, transmeton Gazeta Express.
“Përfaqësuesi Special i BE’së luan një rol udhëheqës në promovimin e një Kosove të qëndrueshme, paqësore, demokratike dhe shumetnike, gjithashtu nëpërmjet fuqizimit të qëndrueshmërisë në rajon dhe duke kontribuar për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë në Ballkanin Perëndimor”, thekson komunikata e KE’së.
“Përfaqësuesi Special i BE’së mbështet një Kosovë që është e vendosur për sundim të ligjit dhe për mbrojtjen e minoriteteve dhe të trashëgimisë kulturore dhe fetare”, thuhet në komunikatën e KE’së.
“Përfaqësuesi Special i BE’së mbështet perspektivën evropiane të Kosovës dhe integrimin e saj drejt BE’së, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit”, përfundon komunikata./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img