17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

BE i hap Serbisë kapitullin 26 në negociatat për anëtarësim

Kroacia dhe Bullgaria kanë dhënë zyrtarisht “dritën jeshile” për të hapur kapitullin 26 në negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE.

“Vecernje Novosti” më parë i ishte thënë se grupi punues për zgjerim (KOEL) ka arritur më në fund pajtueshmërinë për hapjen e kapitullit 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, raporton B92.

Përfaqësuesit e Kroacisë dhe Bullgarisë në grupin punues të Këshillit të BE-së, që kanë të bëjnë me çështjet e zgjerimit dhe vendeve kandidate, tani kanë mbështetur zyrtarisht hapjen e kapitullit të ri në negociatat me Serbinë.

Me këtë është arritur më në fund konsensusi i të gjitha 28 vendeve anëtare, që është i nevojshëm për të hapur një kapitull të ri në negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kroacia vitin e kaluar bllokoi hapjen e kapitullit 26 duke paraqitur rezerva përsa i përket pakicës kroate, kur është fjala për arsimin në gjuhën amtare në Serbi.

Ndërkohë, Zagrebi mori “qartësimin” e kërkuar nga Komisioni Evropian dhe kishte dhënë pajtueshmërinë politike, ndërsa tani edhe formale, se janë plotësuar kushtet për hapjen e kapitullit 26 në procesin e anëtarësimit të Serbisë, shkruan gazetaexpress.

Përveç kapitullit tashmë të konfirmuar 26, përmendet edhe kapitulli 20 – ndërmarrjet dhe politika industriale si dhe kapitulli  29 – unioni doganor.

Burimet diplomatike të agjensisë Tanjug në Bruksel vlerësojnë se plani i këtij viti në negociatat e anëtarësimit të Serbisë është që të hapen gjashtë ose shtatë kapituj, hapja e të cilëve duhet të vendoset në të paktën tri konferenca për anëtarësim gjatë vitit 2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img