10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

BE-ja dënon ashpër djegien e tri veturave me targa RKS në veri

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka dënuar ashpër djegien e tri veturave me targa RKS, duke thënë se ky akt është i mjerueshëm dhe i papranueshëm.

“Dënojmë ashpër djegien e automjeteve të ri-regjistruara së fundmi në targa të Kosovës në veri të Kosovës. Shkatërrimi i pronës private, që ka ndodhur gjatë 2 ditëve të fundit, me qëllim të frikësimit të popullatës lokale është i mjerueshëm, i papranueshëm dhe duhet dënuar nga të gjithë aktorët përkatës”, ka shkruar Szunyog në Twitter.

Mbrëmë pas mesnatës janë djegur tri vetura me targa RKS, të cilat i përkisnin qytetarëve të nacionalitetit serb.

Njëra veturë që u dogj ndodhej në rrugën “Kral Milutin” në Zveçan, tjetra në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Mitrovicë të Veriut, si dhe e treta në rrugën “Vlade Çetkoviq”, po ashtu në Mitrovicë të Veriut.

Djegia e tri veturave vjen pas djegies së dy të tjerave, po ashtu me targa RKS, dje në orët e para të mëngjesit.

Deri më tani nuk ka informacione se kush e ka shkaktuar zjarrevënien.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img