8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Beatriks: “I kërkoj shumë falje Borës, ndihem në faj”

Historia e dashurisë mes Donaldit dhe Beatriksës, e krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, u diskutua sonte gjatë spektaklit televiziv.

Të dy ishin ftuar në dhomën e rrëfimit për të diskutuar rreth lidhjes së tyre dhe asaj se si ndjehet Donaldi pasi e nisi lidhjen me Beatriksën pa e përfunduar lidhjen mirë me Borën, ish-të dashurën e tij, të cilën e kishte puthur brenda kësaj shtëpie para pak javësh, dhe madje i kishte dërguar edhe një zinxhir si dhuratë për përvjetorin e lidhjes së tyre.

Për të gjitha këto Donaldi tha se tani ndjehet në faj, por qe nuk kishte marr asnjë sinjal nga Bora.

“Kam kaluar shumë gjëra. Prisja një shenjë”, deklaroi ai.

Ndërkaq Beatriksa theksoi se e kishte ndjekur zemrën e saj dhe se kishte hyrë në lidhje me Donaldin pasi mendoi që ai e kishte përfunduar historinë e tij më ish të dashurën.

Përveç kësaj, ajo tha se tani ndjehet shume keq dhe ne faj, dhe me e përlotur i kërkoi shumë falje Borës.

Pas kësaj ajo e dëgjoi edhe një letër të lexuar nga nëna e saj, e cila e emocionoi dhe tha se e bëri të ndihet sikur është një vajzë dyvjeçare që nuk diti t’i bëjë hapat e duhur.

Pas kësaj të dytë kanë dal në oborr për t’u qetësuar e sqaruar, dhe ishte Donaldi ai që i thoshte se nuk ka pse ajo të ndihet në faj sepse kjo i takonte vetëm atij.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img