7.8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Beatrix Ramosaj shfaqet në formë të mirë nga vendlindja e saj në Deçan

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj ka qenë tejet e komentuar gjatë muajve të fundit.

Pjesëmarrja e saj në Big Brother VIP dhe lidhja e shkurtër me aktorin, Donald Veshaj e ka sjellë artisten nga Kosova në qendër të vëmendjes.

Ndërkohë tashmë ajo po vazhdon të jetë aktive me projekte muzikore dhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme, në disa edhe duke përçuar mesazhe.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Sot (e hënë) kur po festohet Fitër Bajrami, këngëtarja ka vizituar vendlindjen e saj Decani, ndërsa u shfaq në formë të mirë dhe tërë shkëlqim.

E veshur me një palë xhinse dhe bluzë të zezë, Beatrix shkroi sipër imazheve: Kam ‘screeshots’.

Foto: Beatrix Ramosaj/Instagram

Fotografitë u pasuan me komente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj, të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, theksojmë që kënga e fundit e Beatrix është bashkëpunimi me DJ Geek “Ma shumë se ti”, teksa ka paralajmëruar se po punon për projekte të reja që pritet të lansohen së shpejti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img