9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Bebe Rexha sjell versionin akustik të hitit “I’m Good (Blue)”, gjersa ëndrra për të fituar çmimin ‘Grammy’ vazhdon

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi për fansat versionin akustik të këngës “I’m Good (Blue)”.

Kënga e cila është bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror, David Guetta, është kthyer aktualisht në një hit global – duke u renditur për momentin në top pesë këngët më të dëgjuara në Amerikës – sipas Billboard.

33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një pjesë të shkurtër nga versioni akustik, duke i njoftuar fansat se të plotë mund ta gjejnë atë në YouTube.

Bebe Rexha dhe David Guetta përndryshe janë nominuar këtë vit për ceremoninë më të madhe të ndarjessë çmimeve të muzikës në botë, ‘Grammy Awards 2023’.

Ata luftojnë për fituar çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” – kategori në të cilën konkurrente kanë edhe divën e muzikës botërore, Beyonce.

Por përveç çmimit ‘Grammy’, dyshja u nominuan së fundmi edhe në mbrëmjen më të madhe britanike të muzikës, Brit Awards 2023, në kategorinë ‘Kënga më e mirë ndërkombëtare’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img