10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari i strehon dy pensionistët e Prekazit që KEDS-i i ka lënë pa rrymë!

Kryetari i Skënderajt Bekim Jashari ka vizituar sot familjen e Murselit nga Prekazi, të cilit KEDS-i ia kishte ndërprerë energjinë elektrike tash e 6 ditë si pasojë e një borxhi.

Pas kësaj vizite kryetari Jashari ka bindur atë dhe bashkëshorten e tij të vendosen në shtëpinë e personave të moshuar në Skenderaj.

“U garantova po ashtu që sa herë të dëshirojnë do t’ua mundësojmë që të vizitojnë shtëpinë e tyre, të afërmit dhe të shëtisin në qytetin tonë”, tha Jashari.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Baca Mursel dhe gruaja e tij Rahimja nga sot janë banorë të Shtëpisë së Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj.

Sot vizitova dy pensionistët, burrë dhe grua, nga Prekazi, të cilëve ditë me parë KEDS-i ua kishte çkyqur energjinë elektrike si pasojë e një borxhi prej 4.847,00euro.

Pasi i vizitova, pashë nga afër kushtet në të cilat ka jetuar deri me sot ky qift dhe kërkova edhe një herë nga ta që të zhvendosen në Shtëpinë e Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Skenderaj (SHPMPF), ashtu siç iu kishte kërkuar të premten drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi.

Duke marrë parasysh gjendjen e tyre shëndetësore, pamundësinë e përkujdesjes për njëri-tjetrin, kushtet jo të mira të banimit dhe nevojën e përkujdesjes së tyre nga të tjerët me ushqim, hixhienë dhe trajtim mjekësor, kërkova nga ta që të pranojnë të bëhen rezident në SHPMPF, ani pse kapaciteti për të pranuar rezident të ri është i vogël por që për këtë rast me gjendje të tillë morën vendimin e duhur në kohë të shpejtë pa pritur fare.

Së pari shkuam së bashku dhe pamë nga afër kushtet e akomodimit, ushqimit dhe trajtimit mjekësor dhe u garantova që të gjitha shërbimet do t’i kenë falas, pa pasur nevojë që të shpenzojnë pensionet që ata marrin.

U garantova po ashtu që sa herë të dëshirojnë do t’ua mundësojmë që të vizitojnë shtëpinë e tyre, të afërmit dhe të shëtisin në qytetin tonë.

U ndjeva jashtëzakonisht i lumtur që nga sot baca Mursel dhe gruaja e tij Rahimja do të vazhdojnë jetën e tyre pa brenga e telashe, në shtëpinë e tyre të re.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img