10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari: Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi më kanë kërkuar të jem kandidat i PDK-së për kryetar të Skenderajt

Bekim Jashari, kryetari në largim i Komunës së Skenderajt, ka treguar se si PDK-ja në zgjedhjet lokale të 2017 e vendosën atë si pretendent të përshtatshëm, pasi njerëzit e partisë nuk po arrinin të pajtoheshin për postin e kryetarit.

Në emisionin “Kallxo Përnime” Bekim Jashari tha se mospajtimet nisën kryesisht pasi Sami Lushtaku nuk po pajtohej që kandidat të ishte Nuredin Lushtaku, por dikush tjetër. Pas kësaj, ai tha se ish-lideri Kadri Veseli propozoi Bekim Jasharin për kandidat.

“Në 2017-ën përveç kërkesave të qytetarëve, ishin edhe shqetësimet përbrenda PDK-së. Ata ishin shokë të paraluftës e luftës – Nuredini dhe Samiu. Nuk ka qenë direkte nga Samiu, në fillim, por më vonë, pasi ka qenë nga lideri Kadri Veseli, për të dalë nga ajo krizë. Kërkesat që me hy në PDK kanë qenë që nga paslufta edhe tek anëtarët e familjes tonë. Në kohën kur është diskutu çështja e kandidatit, Sami Lushtaku ka qenë në burg. Pastaj doli nga burgu, ndryshuan rrethanat. Njëherë tha nuk kam ambicie, pastaj iu shtuan dhe erdhën deri te mosmarrëveshjet brenda për brenda që më involuan mua në mes. Si zgjidhje ka qenë kërkesë e Kadriut që “as ti, as ti” por Bekimi. E kanë ditë që Bekimi nuk hyn me parti, por si i pavarur”, tha Jashari.

Sipas tij, edhe ish-presidenti, njëherësish ish-kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi, e kishte lutur që të bëhet pjesë e këtij subjekti politik.

“Kadri Veseli ka qenë i gatshëm që PDK në Skenderaj të mos garojë fare as për asamble, vetëm që të kalojë e qetë, pa trazira për shkak se situata ka qenë e tensionuar. Kërkesat kanë qenë të vazhdueshme edhe në 2007-ën pa u bë Samiu kryetar. Kërkesa ka qenë nga Hashim Thaçi, kërkesa ka qenë si pjesë e PDK-së, por që s’kemi pranuar për shkak se nuk kemi dashur të kyçemi në parti”, shtoi ai.

Ai  tha se ish-lideri i PDK-së, Kadri Veseli, edhe dy javë para se të shkonte në Hagë e kishte përsëritur qëndrimin e tij që Jashari mos të ketë kundërkandidat, as për zgjedhjet e këtij viti.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës vendosi të kishte një kandidat që do të garonte përballë kryetarit aktual, Bekim Jasharit.

Jashari u mund nga Fadil Nura i PDK-së me 57,99 për qind të votave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img