6.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jashari në përvjetorin e Leutrimit 7 vjeç, ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra (Video)

Sot janë bërë 23 vite nga e vrasja Leutrim Ahmetit djalit të heroit Malush Ahmeti nga fshati Rezallë e Skenderajt nga forcat Serbe, në shenjë përkujtimi për Leutrimin 7 vjeç së bashku me familjen Ahmeti Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari ka vën lule pranë varrit të tij i cili potensoj se  “Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra mbi popullin tonë të pafajshëm, mbi fëmijët si Leutrimi 7 vjeç, të cilin e vranë mizorisht në oborr të shtëpisë”.

Postimi i tij në facebook:

Ja kush duhet t’i hap arkivat e të jap përgjegjësi për krimet e bëra mbi popullin tonë të pafajshëm, mbi fëmijët si Leutrimi 7 vjeç, të cilin e vranë mizorisht në oborr të shtëpisë.
Një përgjigje rreth asaj se kush duhet hapur arkivat dhe ndaj atyre që kanë dyshime në këtë drejtim.
Sot, bashkë me Gjeneral, Ilaz Derguti, drejtorë komunal, asambleistë, qytetarë dhe dy djemtë e heroit Malush Ahmeti, Bahri e Besnik M Ahmeti, vendosem lule e bëmë homazhe tek varri i vëllait të tyre, Leutrim Ahmetit, djalit të heroit, Komandant Malush Ahmeti.
Komandantit Malush Ahmeti çetnikët serb 23 vite me parë ia vranë djalin 7 vjeçar, kurse sot njerëzit e këtij vendi, pa pikë turpi, ia largojnë djalin tjetër nga puna, vetëm pse ai vendosi që të jetë zë i të rinjve e fëmijëve të dëshmorëve në Kuvendin tonë Komunal.
Njerëzit e tillë përgjigjen e merituar do ta marrin me 17 tetor, sepse nuk ka kthim mbrapa, ka vetëm vendosmëri për të ecur bashkë, në jetësim të amanetit të të rënëve tonë.
Lavdi të përjetshme Leutrim Ahmetit dhe gjithë fëmijëve që ranë në luftën tonë heroike!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img