10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Bekim Jasharin e viziton në zyre axha i tij, Rifat Jashari

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka pritur sot një mysafir të veçantë në zyrën e tij.

Jashari ka njoftuar se atë në zyre e ka vizituar axha i tij, Rifat Jashari.

“Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne  dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim”, ka shkruar Jashari në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bekim Jasharit:

Sot më vizitoj në zyrën time, axha im Rifati, njeriu shembull i sakrificës që na mbushi me forcë e motiv në ditët  e para të Lirisë  dhe kështu vazhdon të jetë çdo herë afër nesh dhe punëve të mira që bëjmë.

Mixha Rifat është udhërrëfyesi jonë i jetës, këshillat dhe mësimet e tij për ne  dhe gjeneratën e re të familjes sonë janë qenësore në veprimet dhe vendimet që ne marrim.

Gjatë këtij mandati qeverisës, në shërbim të qytetarëve, kam punuar me përkushtim që të përmbushë premtimin që i kam dhënë edhe mixhës që do të punojë me nder, në shërbim të secilit qytetar dhe mirëqenies sociale të tyre.

Jam tejet i lumtur që puna ime dhe projektet e realizuara po vlerësohen lartë nga mixha Rifat, nga i cili mora përkrahje maksimale edhe për mandatin e dytë në udhëheqje të komunës së Skenderajt, për të vazhduar angazhimin maksimal në shërbim të vendit.

Të paqim gjatë mixhë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img