-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Bëni një tortë reformë pa miell

Do të jetë po aq e shijshme sa edhe receta origjinale

Përbërësit

Për koren:

▪ 10 të bardha veze
▪ 200 gr arra
▪ një majë kripë
▪ 200 g sheqer
▪ xhelatinë 40 g

Për mbushjen:

▪ 10 të verdha veze
▪ 130 g sheqer
▪ 150 ml qumësht
▪ 20 g kakao
▪ 200 g gjalpë

Për dekorim:

▪ 15 g kakao
▪ 50 gr arra

Përgatitja:

Rrihni të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të bëhen të forta. Shtoni xhelatinë dhe sheqerin dhe i përzieni me mikser. Pastaj shtoni arrat e grira apo të bluara dhe përzieni lehtë me shpatull.

Vendoseni në tepsi të mbështjellë me letër për pjekje dhe rrafshojeni. Piqeni në 180 gracë Celsius rreth 25 minuta.

Priteni koren në katër kënddrejtë të njëjtë.

Në një tenxhere bashkoni të bardhat e vezëve, sheqerin dhe qumështin. Zieni duke i përzier. Në fillin e përgatitur shtoni kakao dhe përzieni, më pas mbuloni me folie dhe lëreni të ftohet.

Gjatë asaj kohe tundni gjalpin e shkumëzuar në temperaturë dhome. Gradualisht shtoni fillin e ftohur dhe bashkoni me mikser.

Lyeni koren e parë me fill, më pas vendoseni të dytën dhe lyeni dhe kështu me radhë deri në koren e katërt.

Shijojeni!

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img