7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Bentley feston 70-vjetorin e modelit Continental

Sot zemra e gamës së Bentley është modeli Continental GT, dhe siç kanë pritur shumë njerëz – ai është inspiruar nga historia e bujshme e dizajnit të modelit R-Type Continental – model legjendar që këtë vit feston 70-vjetorin e prezantimit.

Porositë e para të R-Type Continental janë publikuar në vitin 1952, dhe asokohe ka qenë vetura më e shpejtë në botë me katër ulëse – e gjithashtu ka qenë vetura më e shpejtë serike që asokohe kushtonte 6928 funte.

Në vlerën e sotme do të duhej të kushtontte 140 mijë funte apo ndryshe thënë se katër shtëpi të reja në Angli që asokohe kushtonin.

Megjithatë pak kush ka mundur ta përballoj këtë çmim, por ata fatlumë kanë pasur rastin ta kenë në garazh veturën mbresëlënëse.

Sikur R-Type, Continentalin e vente në lëvizje motori 4.5 litërsh me gjashtë cilindra që prodhonte 155 kuaj-fuqi. Kjo fuqi motorike mjaftonte që vetura ta zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 190 kilometra në orë.

Bentley kishte prodhuar vetëm 208 njësi të R-Type Continental, që e bënë një veturë shumë të rrallë për atë kohë e madje edhe tani.

Prej 208, 193 karroceri janë prodhuar në HJ Mulliner, e pesë i ka prodhuar Franay, tre Graber dhe një Farina – derisa Park Wars prodhoi katër dhe dy tjerë coupe.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img