6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Beogradi kundër “serbëve të Mustafës”

Një numër deputetësh të grupit parlamentar të Listës Serbe janë kthyer të enjten në Kuvendin e Kosovës. Ata i kanë dhënë fund “ngrirjes“ së pjesëmarrjes së tyre në Kuvend, për shkak se, siç është thënë, “tërheqja para problemeve dhe bojkotimi i institucioneve për herë të dytë“ nuk ka sjellë asnjë ndryshim, transmeton REL.
Deputetët e kësaj liste, të cilët i takojnë Lëvizjes Socialiste, si dhe Slobodan Petroviq nga Partia e Pavarur Liberale, të enjten kanë qenë të pranishëm në seancën e Kuvendit, lidhur me buxhetin e Kosovës. Në seancë kanë munguar deputetët që i takojnë Partisë Përparimtare Serbe në kuadër të Listës Serbe.
Shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, në foltoren e Kuvendit të Kosovës, të enjten, ka thënë se kushtet politike për kthim, realisht nuk janë përmbushur, por , që “ky është tentimi i fundit për të verifikuar demokracinë në Kosovë“.
“Lista Serbe, përmes përfaqësuesve të saj politik, do të vazhdojë që të luftojë në mënyrë të vazhdueshme për të drejtat e bashkësisë serbe dhe do të luftojë vetëm përmes institucioneve qendrore dhe në këtë mënyrë ta përmbushim qëllimin tonë, e ky është forcimi i pozicionimeve institucionale dhe respektimi i të gjitha të drejtave të popullit serb që jeton në Kosovë“, ka thënë Simiq.
Ai ka përkujtuar se Lista serbe edhe më tej është kundër Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për Investime Strategjike.
Simiq gjithashtu ka njoftuar Kuvendin e Kosovës që grupi parlamentar i Listës Serbe më nuk i numëron 11, por 9 deputetë, sepse Nenad Rashiq dhe Adem Hoxha janë përjashtuar nga ky grup për shkak të “krizës politike brenda Listës Serbe”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img