16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Beogradi reagon pasi Komiteti i Ministrave të KiE procedoi aplikimin e Kosovës

Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Europës.

Për këtë ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke kontestuar demokracinë evropiane.

Ajo i ka reaguar raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ana Bërnabiq.

”Ah, tani e kuptova!!! Ndoshta ka demokraci dhe sundim të ligjit në “botën virtuale” në Kosovë, dhe kjo është ajo që u pëlqen njerëzve ViolavonCramon dhe organizata të tilla si @freedomhouse  janë duke vlerësuar. Prandaj mbështetja për Prishtinën në @coe. Demokracia virtuale, liria dhe shteti ligjor”, ka shkruar ajo në Twitter.

Serbia vazhdimisht përpiqet të pengojë integrimin e Kosovës në struktura euro-atlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img