15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Berisha: Rugovasit të revoltuar, por kurrë nuk do ta sulmonin Kuvendin

Përkundër asaj se revolta është e madhe tek banorët e Rugovës kur bëhet fjalë për Demarkacionin me Malin e Zi, ata nuk do t’i sulmonin asnjëherë institucionet e Kosovës.Kështu ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rrustem Berisha.
Berisha është i bindur për këtë, sepse të premten gjatë ditës ai edhe ka qëndruar në Rugovë, ku ka biseduar me banorët e atjeshëm.
“Rugovasit janë të revoltuar me këtë Demarkacion, i kanë vërejtjet e tyre dhe ka kohë që i kanë cekur, por banorët atje e dënojnë sulmin në objektin e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Deputeti i AAK-së, i cili është edhe ish-ushtarak, thotë se nuk duhet të ketë nguti dhe paragjykim në atë se kush mund ta ketë sulmuar Parlamentin, porse, sipas tij, policia mund t’i gjejë shpejtë kryerësit e veprës.
“Nuk duhet të ngutemi me paragjykime rreth asaj se kush e ka kryer sulmin, i takon policisë ta gjejë fajtorin, por kushdo që e ka bërë, ka bërë gabim, sepse problemet nuk zgjidhen në atë formë. Ata që kanë bërë diçka të tillë duhet të sjellën para drejtësisë. Policia do t’i gjejë kryerësit i kësaj vepre”, është shprehur i bindur Berisha.
Ai nuk është i sigurt as për motivin e këtij sulmi.

Berisha ka folur edhe një herë për Demarkacionin, para se të dërgohet për votim në Kuvend.
“Ne si shtet kemi pasur mundësi ta caktojmë një komision shumë ma profesional, p.sh., sikur Mali i Zi, komisionin e të cilëve e udhëheqë një ushtarak, njeri që i njeh hartat. Me këtë Demarkacion humbim pikat më të larta të cilat strategjikisht vlejnë shumë. Në komision është dashur të jetë edhe një anëtar nga rugovasit”.
“Ende po manipulohet me publikun se nuk ka lëvizur vija kufitare, por kjo nuk qëndron. Qytetarëve duhet t’u sqarohet, sidomos atyre që nuk e njohin këtë problematikë”.
Berisha në fund të intervistës së tij ka thënë se AAK e partneri i tyre në koalicion opozitar, Nisma për Kosovën, përkrahin protestat, por jo ato të dhunshmet.
“Ne do t’i përkrahim protestat, por ato paqësore dhe jo ato të dhunshmet dhe ato që dëmtojnë institucionet e Kosovës”, tha Berisha.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img