9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Besart Berisha për t’i fituar letrat e Australisë nuk vjen që të luajë për Kosovën?

Besart Berisha nuk do të mund të ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës as në ndeshjet e vitit të ardhshëm.
Shkak për këtë është bërë shtyrja e tij për të marrë nënshtetësinë e Australisë.
Pikërisht për shkak të këtij privilegji, Berisha nuk mundi të grumbullohet në katër takimet e këtij viti, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2016.

Sulmuesi prishtinas i Melbourne Victory, pasi mori lejen për qëndrim të përhershëm në Australi, shpresonte që këtë vit të merrte shtetësinë australiane, mirëpo sipas ligjeve të Australisë, ai duhet të presë deri në tetor të vitit të ardhshëm, shkruan “Perthnow.com.au”, raporton “GazetaOlle.com”.
Për të marrë ligjërisht shtetësinë e Australisë, një person duhet të ketë qëndrim të përhershëm të paktën një vit, që i bie se Besarti nuk mund të largohet nga Australia deri në tetor të 2017-ës..
31-vjeçari, që javë më parë mori lejen nga FIFA për të luajtur me Kosovën, pasi më parë ka zhvilluar 13 ndeshje me Shqipërinë, i duhet të pres ndeshjet e tetorit me Ukrainën dhe Islandën, për të shpresuar nëse do ta shohim në fanellën e Kosovës.
Berisha sikurse në të kaluarën me këtë gjë tregon se ai më shumë iu jep rëndësi imtësive personale se sa atyre madhore, siç është përfaqësimi i Kosovës që po kërkon fitoren e parë në eliminatore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img