4.7 C
Pristina
Monday, October 25, 2021

Buy now

spot_img

Besnik Bislimi: Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka deklaruar se vendimi për reciprocitet me targat për automjetet serbe nuk ka të bëjë asgjë me marrëveshjen e Brukselit.

E njëjtë, sipas tij ka skaduar më 15 shtator dhe vendimi është legjitim dhe sovran i Kosovës. Qasjen e tillë, i dyti i ekzekutivit e ka quajtur gabim dhe konfirmim të manipulimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Vendimi për targat nuk ka të bëjë asgjë me Marrëveshjen e Brukselit, pasi ajo marrëveshje ka skadu me 15 shtator. Vendimi për reciprocitet ishte vendim sovran i Kosovës. Është gabim dhe konfirmimi i asaj që po mundohet të manipuloj edhe Vuçiqi se ky vendim ka të bëjë me marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Në komisionin për Integrime Evropiane, ku po raporton, Bislimi foli edhe për temën e ardhjes së gazit amerikan në Kosovë.Ai tha se kjo marrëveshje nuk e sjell asnjë litër gaz nga ShBA-ja, por nga Azerbajxhani dhe Rusia.

” Marrëveshja për gazin nuk e sjell asnjë një litër gaz nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I gjithë gazi është nga Azerbajxhani dhe Rusia, është budallakët të thuhet se gazi që është nga Greqia dhe përmes Maqedonisë së Veriut është nga Amerika”, shtoi ai, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nga deputetët për emërimet politike në Qeverinë Kurti, Bislimi tha se ka pasur keqpërdorime të mëdha në këtë temë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,994FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles