7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Besnik Tahiri: Qeveria Kurti po eksperimenton me dialogun

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për disa çështje.

Tahiri tha se qeveria është duke eksperimentuar me dialogun Kosovë-Serbi, duke e harruar interesin qytetar e publik të vendit. Ai shtoi se asnjë kryeministër nuk është marrë me dialog më shumë se Kurti.

“Qeveria duke eksperimentuar me dialogun, duke mos pasur qëndrime të sakta, me asnjë temë që e bën është mbyllur dhe është e vetëkënaqur me takimet bilaterale dhe trelaterale dhe ka harruar interesin qytetar e publik të vendit”, ka thënë Tahiri në konferencën e sotme për medie.

Ai tha se në secili sektor të vendit ka pasiguri të madhe, sipas tij, të punësuarit janë kthyer në raste sociale.

“Pasiguria në secilin sektor nuk mbahet mend që ka qenë më e madhe dhe nuk ka aspak shpresë. Mbahet mend kur ka pasur buxhet të vogël në pandemi, por në vitin 2023 e në vitin e dytë të qeverisjes s’mbahet mend më shumë pasiguri te qytetarë. Të punësuarit janë kthyer në raste sociale, shkojnë në punë pa dëshirë”, ka shtuar ai.

Tahiri tha se deklarimet e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike të vendit janë mashtrimi më i madh që i bëhet popullit.

“Në një shkallë të lartë të inflacionit t’i referohesh raportit të Bankës Botërore që ka rritje ekonomike, ku aty shkruan se ka rritje ekonomike në dhjetë vjetët e fundit, dhe asaj t’i referohesh si sukses ëshët mashtrimi më i madh që i bëhet këtij populli, se ne jetojmë në Kosovë, e dimë saktësisht se sa zhvillim kemi… E dimë saktë se çka është zhvilluar e investuar, i gjithë buxheti është bllokuar”.

Sipas tij, rritja mesatare 30 deri në 50 euro është zvogëlim i rrogës, janë rritur të gjitha tatimet në pronë, produktet, i vetmi shtet që s’ka bërë lëvizje në rritje të pagës. Për dy vjet e gjysmë e ka emrin ligji i mashtrimit jo i pagave.

“Ligji i pagave është ligj për t’iu rritur pagave kryeministrit, ministrave të emëruarve politik. Kjo situatë, do të kemi probleme sociale në fund të vitit. Ku ka në botë paga minimale 170 euro?”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img