6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Biden: Me vullnetin e Zotit, ky ligj do të ruajë shumë jetë!

Presidenti amerikan,Joe Biden, dekretoi të shtunën ligjin për kontrollin e armëve të miratuar nga të dy palët në Kongres e Senat. Ai përsëriti kritikat ndaj vendimit të Gjykatës Supreme për abortin.

SHBA, dekretohet kontrolli i armëve. Biden: Me vullnetin e Zotit, ky ligj

Presidenti amerikan, Joe Biden, firmosi të shtunën dokumentin dypartiak për armët, duke e shndërruar atë në ligj.

Një nga çështjet më të diskutueshme të politikës në Uashington, reforma konsiderohet si më e madhja në rang federal në tri dekadat e fundit.

Amnistia fiskale e qeverisë, Soko: Finalizimi i një maskarade, penalizohemi ne që s’kemi shitur drogë e vjedhur

Rritet me 30% paga e Ushtarakëve, për 38 pozicione në FA do ketë shtesë tjetër, 20 mijë lekë për mbrojtjen kibernetike

Ajo u ndërmor vetëm disa ditë pasi Gjykata Supreme zgjeroi të drejtat për armët.

Biden ka përsëritur kritikat për vendimin e marrë nga Gjykata Supreme, e cila ka eliminuar të drejtën kushtetuese për abort në nivel federal.

Ai tha se administrata do të fokusohet te vendet që do të zbatojnë këtë vendim dhe të sigurohet se ato nuk do t’i shkelin ligjet e tjera.

“Me vullnetin e Zotit, ky ligj do të ruajë shumë jetë”, deklaroi shefi i Shtëpisë së Bardhë, ndërsa firmosi draftin presidenti Biden njoftoi se do të presë anëtarët e Kongresit që mbështetën legjislacionin historik të sigurisë së armëve në një event të posaçëm në Shtëpinë e Bardhë më 11 korrik, pas kthimit të tij nga Evropa, për të festuar ligjin e ri me familjet e viktimave të sulmeve me armë.

Ligjvënësit arriten kompromis pas të shtënave masive të kohëve të fundit në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe në një supermarket Buffalo, Nju Jork.

Vetëm në vitin 2020 kanë vdekur mbi 45,000 amerikanë nga armët.

Ky ka qenë viti me shifrën më të lartë të viktimave të tilla në gjithë historinë amerikane.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img