10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

BILD: Serbia e kërcënon Kosovën me luftë

Mosmarrëveshja mbi targat midis Serbisë dhe Kosovës mund të shndërrohet në një konflikt të ri të armatosur midis aleatëve të Rusisë në Beograd dhe qeverisë së mbrojtur nga NATO në Prishtinë brenda pak orësh. Kështu e nis shkrimin për situatën në veri të Kosovës, gazeta e famshme gjermane, BILD, duke pyetur “A po shfaqet një luftë e re në Ballkan?“.

Të dielën në mbrëmje, Serbia vuri në gatishmëri pjesë të ushtrisë së saj.

Arsyeja e tensionit: Që nga mesi i shtatorit, vizitorëve serbë në kufi me Kosovën iu është dashur t’i ndërrojnë targat e tyre me targa të përkohshme kosovare në mënyrë që të shkojnë në Kosovë.

Qeveria në Prishtinë vendosi rregulloren për faktin se Serbia nga ana e saj nuk i njeh targat nga Kosova pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008.

Por serbët refuzojnë t’i ndërrojnë targat e tyre. Si rezultat, qeveria e Kosovës dërgoi një njësi speciale të policisë në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak një javë më parë për ta zbatuar rregulloren e targave.

Serbët e Kosovës po bllokojnë dy rrugët më të rëndësishme për në Mitrovicë, qytetin më të madh ku gjendet pakica serbe në Kosovë.

Asgjë për t’u shqetësuar, dikush mund të mendojë. Por në Beograd, i cili është armatosur shumë nga Moska, gjërat shihen ndryshe.

Ushtria serbe ka ditë që po lëviz tanket në kufi me Kosovën, duke folur për një “provokim” nga Kosova, ndaj të cilit ata thonë se do të reagojnë.

Në mbrëmje, presidenti serb Aleksandar Vuçiq njoftoi se vendi i tij do të “luftojë për popullin e vet”. “Nëse nuk luftojmë, nuk mund të arrijmë asgjë”, tha Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img