13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi dhe Këshilltari diplomatik i Presidentes së Komisionit Evropian flasin për progresin e Kosovës drejt BE-së

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua në Bruksel me Fernando Andresen Guimaraes, Këshilltar diplomatik i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në takim u bisedua mbi kultivimin e procesit të integrimit evropian në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast zëvendëskryeministri Bislimi përmendi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili do të ndodhë para fundit të këtij viti. Ky aplikim, vjen si rezultat pozitiv i përkushtimit dhe angazhimit të Republikës së Kosovës konform vlerave e standardeve evropiane, si dhe mbështetjes së fuqishme qytetare ndaj Bashkimit Evropian dhe proceseve integruese.

Kosova po bën progres në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, i cili po kurorëzohet me një hap të radhës formal i cili është aplikimi për anëtarësim. Kualiteti dhe avancimi i institucioneve tona është më i lartë se ai i vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në momentin kur kanë aplikuar për anëtarësim në BE.

Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian dhe Këshilli Evropian, në mënyrë të vazhdueshme e kanë mbështetur rrugëtimin dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës. Aplikimi për anëtarësim, vjen në frymën e orientimit evropian të Republikës së Kosovës.

Këshilltari i Presidentes Von der Leyen, Fernando Guimaraes tha se progresi i bërë nga Kosova gjatë këtij viti është i dukshëm, i riafirmuar dhe nga Raporti për Vendin 2022. Gjithashtu, shtoi se Presidentja Von der Leyen është e përkushtuar plotësisht ndaj rrugëtimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Bislimi tha se përparimi i Kosovës në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, politikat sociale, zhvillimin ekonomik e demokratizimin janë incentiva dhe imperativë të suksesit dhe qasjes serioze të Qeverisë në përafrimin me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img