12.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Blendi Fevziu boton librin e ri “Pushteti”, radhë të gjata pritjeje për të marrë nënshkrimin e autorit

Prezantuesi i njohur Blendi Fevziu, njëherit edhe shkrimtar i disa prej veprave më të njohura të viteve të fundit në Shqipëri, ka prezantuar para lexuesve librin e tij më të ri me titull “Pushteti”.
“Magjia, makthet dhe fundi i tij” janë fjalët kyçe që simbolizojnë veprën e tij më të fundit, e cila flet për dëshirën e njerëzve për pushtet, që shpesh here mund të kalojë edhe në një ego të paskrupullt.
Libri është nxjerrë në shitje për të gjithë lexuesit në Shqipëri, gjersa brenda pak ditëve pritet që ky botim të arrijë edhe në Kosovë.

“Pushteti”, libri më i ri nga Blendi Fevziu

Nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram, Blendi ka publikuar disa fotografi, përmes të cilave ka shfaqur radhët e gjata të njerëzve teksa presin për të blerë librin e tij, dhe për të marrë nënshkrimin e autorit.
Kujtojmë që një eufori të madhe lexuesish ka pasur edhe libri “Enver Hoxha”, i cili u publikua në vitin 2011, dhe pati kërkesa të jashtëzakonshme për shitje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img