7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Bllokohet procesi i grumbullimit të mjedrës

Kultivuesit e mjedrave përveç çmimit të ulët në pikat grumbulluese po ankohen se nuk po kanë ku t’i dorëzojnë rendimentet.
Kjo pasi në pikat grumbulluese të mos kenë kapacitete për pranimin e një numri të madh të kësaj frute, shkruan sot Koha Ditore.
Vetëm gjatë ditës së hënë në gjithë Kosovën janë grumbulluar 1.900 tonë me mjedër. Por, sasia e madhe e tyre ka bërë që në disa pika të bllokohet procesi i absorbimit, edhe pse ky është mesi i sezonit të vjeljes së mjedrës.
Shqetësimin për çmimin e ulët dhe për mungesën e kapaciteteve të pikave grumbulluese, kultivuesit ia kanë paraqitur edhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe janë në pritje nga kjo e fundit që të gjejë një zgjidhje, që mundi i tyre të mos u shkojë huq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img