15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

BMW këtë vit ndalë prodhimin e motorëve V12

12 njësitë e fundit të modelit luksoz të BMW – M760i xDrive, që e vë në lëvizje motori 6,6 litërsh V12, do të prodhohen në qershor dhe do t’ju dërgohen blerësve në SHBA.

Pas paralajmërimeve të mëparshme, nga Minheni arrin konfirmimi zyrtar që BMW-ja këtë vit do të ndalë prodhimin e motorëve V12, që në edicionin e parë 5 litërsh (300 kuaj-fuqi), e ofroi në vitin 1986 që asokohe ishte Serie 7 (E32).

BMW do të prodhoj 12 njësitë e fundit të “shtatëshes” së fundit, që e vë në lëvizje motori 6,6 litërsh V12 biturbo, duke përmbyllur me sukses historinë 36-vjeçare.

Veturat do t’ju dërgohen blerësve në SHBA, e me vete do të kenë mbishkrimin V12 (The Final V12) që prodhojnë 610 kuaj-fuqi, mjaftueshëm që kjo limuzinë luksoze shpejtësinë nga 0-100 ta arrijë për 3,7 sekonda.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img