15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Boksieri Erzen Rrustemi iu jep mbështetje nënave të Gjakovës

Boksieri kosovar Erzen Rrustemi, i cili tashmë mban titullin kampion bote në pesha të rënda WBF sot ka qëndruar në Gjakovë.

Edhe pse jeton në Zvicër, ai nuk e harron vendlindjen e tij Kosovën, por as nënat e atyre që dhanë jetën për liri.

Për këtë arsye, ai sot ka vizituar shoqatën “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë . Këtu ai shprehu keqardhjen që institucionet e shtetit nuk kanë bërë sa duhet për zbardhjen e të pagjeturve nga lufta e fundit.

“U ndjeva i obliguar si të gjithë shqiptarët me iu taku juve dhe gjithë nënat e të pagjeturve. Me të vërtetë ky është një hall i madh edhe i joni dhe ndihem shumë keq që institucionet tona nuk kanë bërë më shumë për juve. Ndihem me të vërtetë në siklet që udhëheqësia jonë ka pranuar bisedime pa kushte sa i përket të gjithë këtyre njerëzve. Më mungojnë fjalët ka do që them për mua është me rëndësi që ta kuptoni që nuk jeni vetëm dhe jemi bashkë me juve. Në Gjenevë nuk mund të them se çka mund të bëj për juve por ku të më jepet mundësia do ta bëj me kënaqësi të madhe sepse e ndiej si obligim moral”, tha Rrustemi.

Ndërkaq kryetarja e kësaj shoqate, Nysrete Kumnova tha se politikanët kosovarë çështjen e të pagjeturve e kanë bërë politike. Ajo i tha Rrustemit se kanë nevojë për përkrahjen e tyre.

“Në Kosovë janë edhe 1660 qytetarë të pagjetur. Në mesin e tyre e kam edhe djalin e vetëm Albionin të cilin ende se kam gjetur. Me kënaqësi e kam marr ftesën e juaj për të na vizituar shoqatën ‘Thirrje të Nënave’, edhe pse Gjilani nuk është i goditur e kanë zemrën e madhe, por njerëz si ju kemi nevojë që të na përkrahni dhe iu urojmë titullin e kampionit botëror. Çështja e pagjeturve në Gjenevë sepse aty edhe është selia për çështjen e të pagjeturve. Ju mund të bëni më shumë sesa politikanët, sepse ata çështjen e të pagjeturve e kanë bërë shumë politike e cila është dashur që të jetë jo politike dhe të zbardhet fati të pagjeturve. Ne qe 18 vjet vrapojmë, kërkojmë, por shumë është neglizhencë u jepet prioritet serbëve në Parlament, gjithkund janë pa dalë kriminelët para drejtësisë, pa kërkuar falje. Ne kemi mbledhur të gjitha dëshmitë e familjarëve dhe kemi botuar libër”, tha Kumnova, transmeton kp.

Boksieri kosovar, shprehu vullnetin të vizitojë edhe nënën e cila gjatë luftës humbi burrin me katër djemtë, Ferdonije Qerkezin. Ajo tha se vizita të tilla e bëjnë më të fortë.

“Na e lehtëson dhimbjen si për Gjakovë dhe krejt Kosovën dhimbja është e njëjtë”, tha Qerkezi.

Shtëpia tradicionale e familjes Qerkezi, tashmë është shndërruar në një muze historik për Gjakovën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img