7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Bordi i Kostt-it liron kryeshefin e saj, Mustafë Hasanin!

Bordi i KOSTT-it ka shkarkuar nga detyra kryeshefin  e saj, Mustafë Hasani.

Burime të “Indeksonline” mësojnë se shkarkimi i tij erdhi me shumicë votash.

Kujtojmë se me 9 nëntor të vitit të kaluar, me  vendimin e bordit të drejtorëve të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, Mustafë Hasani kishte marrë detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Ai ishte kthyer në vendin e punës si Kryeshef Ekzekutiv pas urdhrit të gjykatës dhe vendimit të bordit për të zbatuar këtë urdhër.

Vlen të theksohet se KOSTT SH.A. është Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img