25 C
Pristina
Thursday, August 11, 2022

Buy now

spot_img

Borrell dhe Blinken dalin me deklaratë të përbashkët për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian, thuhet në deklaratën e përbashkët të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, i shënuar nga agresioni i pajustifikueshëm i kryer nga Rusia kundër Ukrainës, avancimi i rrugës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e kohezionit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian”, thuhet në deklaratën e 9 korrikut.

Sipas deklaratës, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin tjetër drejt anëtarësimit në BE.

Në deklaratë thuhet se BE dhe SHBA mirëpresin një propozim kompromisi që merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë “bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.

“Vendimi sovran i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë e kompromisit konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces historic”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara thonë janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”./REL/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,430FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles