10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Borrell: Jemi të fokusuar në zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret qasje konstruktive nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në takimin e së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në një konferencë për medie në Tiranë, Borrell ka theksuar se marrëveshja në bazë të planit të BE-së është e mbyllur, mirëpo janë duke punuar tek shtojca e saj, e cila sipas tij është pjesa përbërëse që do t’i detyron palët ta zbatojnë ujdinë në bazë të afateve kohore.

“Kjo marrëveshje sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, por një gjë është marrëveshja dhe një gjë është si dhe kur zbatohet kjo marrëveshje sepse ka pasur marrëveshje në të shkuarën të cilat nuk janë zbatuar ndonjëherë dhe kjo nuk mund të ndodhë përsëri në këtë rast. Aktualisht, po punojmë jo vetëm me marrëveshjen për të cilin është rënë dakord tashmë, por për zbatimin e saj dhe ky zbatim është një shtojcë që është pjesë përbërëse e vetë marrëveshjes që do të detyrojë palët të sigurojnë dhe të kenë të njëjtin kuptim sa i përket afateve dhe modaliteteve. Të dyja palët duhet të bien dakord dhe për këtë gjithashtu”, tha ai.

Kryediplomati evropian tha se me marrëveshjen Kosovë-Serbi do të bëhej një hap i madh i rajonit drejt Bashkimit Evropian.

“Është një marrëveshje që e bën marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë më afër, i vendos në një bazë më të qëndrueshme dhe siguron që do të vazhdojë dialogu me trajektoren drejt normalizimit gjithëpërfshirës dhe të shkojë përtej menaxhimit të krizave sepse qëkur kam marrë detyrën, ka patur menaxhim krizash të vazhdueshme mes këtyre vendeve. Këto kriza duhet të mbyllen dhe duhet të zbatojmë këtë marrëveshje dhe shpresoj, realisht shpresoj që të shtunën, të dyja palët të vijnë me një qasje konstruktive, me vullnetin për tu angazhuar, për të rënë dakord, jo për vetë marrëveshjen sepse tashmë është rënë dakord për këtë marrëveshje, por për modalitetet dhe afatet e zbatimit. Nëse kjo ndodh, atëherë besoj se Ballkani Perëndimor do festojë një hap të jashtëzakonshëm përpara drejt rrugëtimit evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi ai.

Për dialogun Kosovë-Serbi foli edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili tha se marrëveshja dy vendet do t’i dërgojë në një rrugë të re të paqes dhe në një kohë tjetër të nevojshme për të arritur përmbylljen përfundimtare të procesit të njohjes reciproke.

“Për këndvështrimin tonë, dokumenti i normalizimit i paraqitur prej jush është gjëja më e mirë që mund t’i ndodh Kosovës dhe Serbisë. Unë dua të besoj me gjithë zemër dhe mëndje që as njëra palë dhe as tjetra nuk do t’ia lejojnë vetës të mos e përqafojnë plotësisht dokumentin dhe programin e implementimit të tij. Realisht BE-ja përmes jush dhe në bashkëpunim me ShBA-në i kanë ofruar Kosovës, Serbisë dhe rajonit një rrugë të re, një portë të hapur të së ardhmes në paqe dhe një kohë tjetër të nevojshme për të arritur në përmbylljen përfundimtare të procesit të njohjes reciproke|”, theksoi Rama.

Këto komente u bën pas përfundimit të takimit ndërkombëtar ministror mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë për MSA-në, që u zhvillua për herë të parë në Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img