14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Borrell nga Tirana: Me marrëveshjen në Ohër do të bëhej një hap i madh i rajonit drejt BE-së

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të vijnë në Ohër më 18 mars, për t’u pajtuar rreth zbatimit të planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Kështu ka thënë ai gjatë një konference për media në Tiranë, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se në rast se palët pajtohen, do të bëhej një hap jashtëzakonisht i madh i Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Rreth dialogut Prishtinë-Beograd, me datën 27 shkurt, patëm takim të nivelit të lartë në Bruksel. Të dy, Kurti dhe Vuçiq, ranë dakord që nuk do të ketë diskutime të mëtutjeshme për propozimin e BE-së që do të thotë se teksti i kësaj marrëveshje është e mbyllur”.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë sjell shumë shpresë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Por, çështja është se si dhe kur do të zbatohet kjo marrëveshje sepse ka pasur marrëveshje në të kaluarën që nuk janë zbatuar dhe kjo nuk mund të ndodh tani. Zbatimi është një shtojcë që është pjesë përbërëse e vetë marrëveshjes që do të detyrojë palët të sigurohen sa i përket afateve dhe modaliteteve”.

“Është një marrëveshje që i përafron Kosovën dhe Serbinë, i vë në një bazë më të qëndrueshme dhe siguron se do të vazhdojë dialogu drejt normalizimit të plotë”.

“Prej se kam ardhur në detyrë, ka pasur një menaxhim të krizave dhe shpresoj që të shtunën të dyja palët të vijnë me një qasje konstruktive për të rënë dakord për afatet e zbatimit”.

“Nëse kjo ndodh, besoj se Ballkani Perëndimor do të festojë një hap të jashtëzakonshëm përpara drejt rrugës së integrimit në BE”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img