18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Brazili është Brazil, mposht Gjermaninë dhe fiton medaljen e artë olimpike (Video)

Ekipi olimpik i Brazilit në futboll ka fituar pas ekzekutimit të penalltive ndeshjen ndaj Gjermanisë, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.
Finalja e futbollit në Lojërat Olimpike në ‘Rio 2016’ ka dhuruar emocione të mëdha për afër dy orë, pasi skuadra olimpike e Brazilit dhe Gjermania kanë treguar një ndeshje të madhe deri pas ekzekutimit të penalltive.
Ishin brazilianët që kaluan të parët në epërsi pas një super-goli të shënuar nga goditja e dënimit nga ylli dhe kapiteni i tyre, Neymar.

neymar

Goli i sulmuesit u shënua në minutën e 27-të dhe ishte i vetmi deri në fund të pjesë së parë, pasi asnjëra skuadër nuk mundi të shënoj edhe përkundër rasteve të krijuara.
Në pjesën e dytë, Gjermania e pakënaqur me humbjen, u vërsul në kërkim të rezultatit dhe arriti të barazoj me anë të futbollisti të Schalkes, Max Meyer.

meyer

Goli i Meyerit u shënua në minutën e 59-të dhe me këtë rezultat përfundoi e gjithë loja, pasi të dy kombëtaret filluan të luajnë sigurt dhe me më ashpër, gjë që treguan edhe kartonët e verdhë, plot tre.

brazili

Në dy vazhdimet nga 15 minuta, të dy kombëtaret ndiheshin të lodhura dhe mezi pritnin përfundimit e tyre, duke shpresuar në fatin gjatë penalltive.

germany

Kështu edhe ndodhi, pasi dy kombëtaret shkuan drejt ekzekutimit të penalltive, por vetëm njëra ishte me fat, Brazili, të cilët në fund edhe fituan me rezultat 5:4, duke fituar medaljen e artë olimpike, të parën në histori të tyre në Lojëra Olimpike.

11

Për Gjermaninë, në penallti ishin të saktë: Ginter, Gnabry, Brandt dhe Sule, teksa i pasaktë ishte i fundit, Pedersen.

22

Ndërsa, për Brazilin shënuan të gjithë, nga Renato Augusto, Marquinhos, Rafinha, Luan dhe në fund kapiteni Neymar, që pas penalltisë së shënuar u mbush në lot, pasi ia dhuroi shtetit të tij medaljen e artë.

neymarrr

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img