12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Brenda shtëpisë ishin familjarët, detaje nga zjarri që përfshiu garazhin gazetarit kosovar

Garazhi që ndodhet në katin përdhese të shtëpisë së redaktorit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi, mbrëmë është përfshirë nga flakët. Këtë e ka bërë të ditur vetë gazetari Selimi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka ngritur dyshime që zjarri të jetë vënë qëllimshëm

“Dikush ia vuni flaken; me m’frikesu. S’ia arrijne qellimit!”, shkroi Selimi, teksa publikoi edhe pamjet nga vendi i ngjarjes.

Sinjali mëson nga burimet e veta se në momentin që shpërtheu zjarri, brenda shtëpisë ndodheshin familjarët e gazetarit, të cilët u evakuuan më pas për shkaqe sigurie.

Zjarri fillimisht u lokalizua nga disa dëshmitarë të rastit e më pas në vendin e ngjarjes dolën edhe njësitë relevante.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka marrë dëshminë e Selimit, i cili dyshon që zjarri që sipas tij u vu qëllimshëm, ka të bëjë me punën e tij në RTK.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo njësitë policore kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen personat e dyshuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img