10.8 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

“Bukë, kripë e zemër” përfaqëson Kosovën në garën botërore të librave të gatimit

Libri i autorëve Arta Ramadani dhe Halim Meißner është nominuar për çmimin “Gourmand World Cookbook Award 2023″.

Libri “Brot, Salz und Herz” (Bukë, kripë dhe zemër) me autorë Arta Ramadanin dhe Halim Meisner është nominuar për çmimin “Gourmand World Cookbook Award, 2023”, shkruan albinfo.ch. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Umea, Suedi më 25-28 maj 2023.

Çmimi Gourmand World Cookbook është një çmim që nderon librat më të mirë në botë të gatimit dhe pijeve në kategori të ndryshme. Ceremonia e ndarjes së këtij çmimi daton nga viti 1995 dhe është iniciuar me qëllim forcimin e mirëkuptimit mes kombeve.

Libri i Artës dhe Halimit është nominuar për çmimin botëror të organizatës së lartpërmendur për vitin 2023, dhe e përfaqëson Kosovën.

Arta Ramadani, e lindur në vitin 1981 në Prishtinë, është një gazetare e njohur e cila prej vitesh drejton emisione të ndryshme në televizionet gjermane, shkruan albinfo.ch. Ajo është po ashtu autore e një romani në gjuhën gjermane.

Vetë titulli i librit “Bukë, kripë dhe zemër” është një `shpallje dashurie për kuzhinën kosovare të gjyshes, qoftë për petullat me djathë dele dhe sheqer, Flinë me një sallatë të freskët me dardha, arra, djathë dhie apo kaçamak me djathë parmixhano dhe ragu kërpudhash.

Të gjitha recetat janë të frymëzuara nga gjyshet e Arta Ramadanit dhe dashuria e tyre për gatimin`thuhet në prezantimin e librit nga buchhaus.de. Këto receta familjare pasqyrojnë ushqimin e shumë kosovarëve – pavarësisht se ku jetojnë. Qoftë në diasporë, qoftë në vendet e ish-Jugosllavisë.

Shprehja: Bukë, kripë e zemër – është karakteristikë e shqiptarëve. Jo vetëm për faktin se buka është e shenjtë për ta, por sepse edhe në kohët më të vështira ata e ndajnë bukën me të huajt dhe njerëzit në nevojë. Mikpritja dhe mirëdashja ndaj të huajve ka një traditë të gjatë dhe është shumë e rëndësishme për ta”, thuhet më tutje.

/PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img