9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi: Nëse s’ka ekspertë që mund t’i përgjigjen pyetjeve tona, le të konsultohen edhe malazezët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se diskutimi i 3 gushtit për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë vetëm sa për sy e faqe.

Bulliqi, profesor i gjeografisë, ka thënë në një shkrim në Facebook se nuk ka pritur që nga ky debat të kishte ndërrim mendimesh.
Nuk është dhënë asnjë përgjigje për faktet e prezantuara nga grupi i ekspertëve të pavarur, ka shkruar Bulliqi në rrjetin social.
Ky është postimi i plotë i Bulliqit në Facebook:
“Te nderuar qytetar
Debati shkencor i 3 gushtit filloj me qëllimin e qartë se nuk do të ketë ndërrime mendimesh dhe vendimesh, ndërsa diskutimi do të jetë veç sa për sy e faqe (do të thoshte populli). Kjo dukuri vazhdoj edhe pas këtij debati dhe se nuk ka asnjë lëvizje nga pozicionet, në njërën anë politika (si pozitë ashtu edhe opozitë), ndërsa në anën tjetër profesionistet e shumtë e të pavarur. Ajo çka është interesant e që lenë për tu dëshiruar është se nuk jepet asnjë përgjigje tek opinioni në lidhje me faktet e prezantuar nga grupi i ekspertëve të pavarur, ndërsa proklamohen fakte të reja nga politika që të krijohet bindja se nuk i kanë pasur me kohë dhe se nuk kanë pasur as idenë më të vogël se çka po nënshkruhet. Ndryshe nuk mund të kuptohet fakti i reklamimit të tyre pas një viti. Nëse nuk ka ekspert dhe struktura politike që mund të përgjigjen në pyetjet e vëna nga ne para disa ditësh, le të konsultohen edhe me palen malazeze para se te marrin vendimin përfundimtar. Ne jemi te gatshëm në çdo kohë me çdo kënd që të ofrojmë prapë faktet tona si vendore (Drejtorisë së Gjeodezisë së KSA të Kosovës viti 1974), të ish Jugosllavisë (nga 1945 deri me 31.12.1988), ashtu edhe të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë etj.”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img