7.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Bulliqi thotë se demarkacioni është shtyrë për shkak të mungesës së votave

Deputeti i LDK-së, njëherësh eksperti më i zëshëm kundër versionit të demarkacionit sipas Qeverisë së Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se pamundësia që të sigurohen votat për ratifikim ka bërë që të shtyhet kjo çështje për 1 shtator.
Sipas tij, që ka pasur kontakte me deputetë tjerë nga të gjitha partitë, shumë nga ta kanë dyshime për versionin e Qeverisë.
“Mund të predikojmë, ka telashe me mundësinë e sigurimit të votave nga të gjitha subjektet politike. Sa kemi pasur kontakt, ata kanë brengë dhe skepticizëm për këtë marrëveshje, pasi ka lëshime të ndryshme. Numër relativisht i madh i deputetëve kanë dilemat e tyre, pasi kanë pasur kohë mjaft për lexim dhe studim”, tha Bulliqi.
Konferenca për shtyp nga Kryeministri dhe kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, që u mbajt dje, sipas Bulliqit ishte një konferencë ku Murat Meha u përpoq ta shfrytëzojë hapësirën mediale që të krijojë opinion për punë pozitive.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img