10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Burri me vjehrren rrahin nusën në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur ditën e mërkurë në Prishtinë.

Policia bën të ditur se një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrra e saj.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasojë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore”, njofton Policia.

Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img