11.6 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Buzhala godet Kujtesën e Artmotion: Bashkëpunimi mes tyre nuk është krejtësisht ligjor

Gazetari Berat Buzhala ka thënë sot se tregu i televzioneve dhe kabllorëve kurrë nuk ka qenë kaq i shpërndarë dhe kaq i paqartë, njëkohësisht.

Duke folur gjatë për këtë çështje, Buzhala e ka vënë theksin tek bashkëpunimi i Kujtesës me Artmotion.

“Pra, do t’i kemi gjithsej gjashtë televizione që janë kabllore, më i madhi prej të cilëve Klani dhe tri TV që kanë frekuenca nacionale. I kemi tre operatorë kabllorë të medhenj, IPKO me i madhi, pastaj Kujtesa dhe Artmotion, që po luftojnë për kanale ekskluzive. Bashkimi i Kujtmotion e ka vënë IPKO’në me shpatulla për muri, edhe pse ka mundesi qe ai bashkim nuk është krejt ligjor”, ka shkruar Buzhala, transmeton Gazeta Insajderi.   

Më poshtë reagimi i plotë i Buzhalës për këtë çështje:

Ne Kosove tregu i TV’ve dhe kablloreve kurre nuk ka qene kaq i shperndare dhe kaq i paqarte sa eshte sot. Marreveshja Artmotion – Kujtesa, qe çoi ne largimin e kanaleve private prej IPKO’se, e ka bo lluge krejt industrine.

Nese KTV, 21’sh dhe RTK do te kishin qene media me atraktive, sigurisht qe largimi i Klan, Dukagjin, T7, 10’sh’it prej IPKO’se do te kishte qene nje mundesi e jashtezakonshme per ta, qe ta rrisin audiencen, mirepo nje gje e tille nuk po ndodhe. Tri TV’ne nacionale ka kohe qe kane leshu territor ne favor te TV’ve kabllore.

Sipas meje, deri me tash, perfituesi me i madh i kesaj situate eshte ATV, e cila nuk shquhet per politika te forta editoriale, por megjithate eshte duke investuar ne argetim dhe emisione me te lehta.

Ne anen tjeter tash po flitet qe ne treg do te futet edhe nje TV i ri, qe eshte prone e kompanise Telkos, provider i internetit, qe si duket ka investu shume edhe ne studio edhe ne staf. Gjasat jane qe ky TV do te shfaqet ne te gjitha platformat, qe do te jete nje mundesi e mire edhe per ta.

Pra, do t’i kemi gjithsej gjashte televizione qe jane kabllore, me i madhi prej te cileve Klani dhe tri TV qe kane frekuenca nacionale. I kemi tre operator kabllor te medhenj, IPKO me i madhi, pastaj Kujtesa dhe Artmotion, qe po luftojne per kanale ekskluzive. Bashkimi i Kujtmotion e ka vene IPKO’ne me shpatulla per muri, edhe pse ka mundesi qe ai bashkim nuk eshte krejt ligjor. 

Fatkeqesisht Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, agjencion i Kuvendit te Kosoves, tashme eshte jofunksional, sepse nuk ka bord te kompletuar, sepse mire do te bente qe te sqaronte kete situate. Nese Kujtmotion e godet edhe me tutje IPKO’ne, atehere ky bashkedyzim do ta kete nje shumice te madhe te konsumatoreve, do ta kete ekskluzivitetin ne kontent ne shume fusha dhe do ta veje ate ne pozite monopoliste per t’i percaktuar cmimet.

Nje gje e tille eshte e ndaluar, e mu po me doket qe gjerat po shkojne ne ate drejtim.

Qe cka thote Ligji: “LIGJI Nr. 03/L-229 PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS NENI 4 “MARRËVESHJET E NDALUARA”

Ndalohen të gjitha marrëveshjet ndërmjet dy ose më shumë ndërmarrjeve të pavarura, vendimet e  marrura ne mes te shoqatave të ndërrmarjeve  dhe  praktikat e bashkrenduar të cilat  kanë për qëllim ose mund të ndikojnë në mënyrë të dukshme në çrregullimin  e konkurrencës tregtare në tregun relevant e veçanërisht marrëveshjet që:

  –  caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi”.

SHUME SHPEJT BERI BUZHALA ME NJE EKIP TE TIJ DO TE LANSOJNE PROJEKTIN MEDIAL, E PERVEC TJERASH DO TE MERREN EDHE ME TEMATIKA TE MONOPOLEVE, SIKUR NJEHERE E NJE KOHE.

Ta shohim se si do te veproje kjo qeveri. A do te sillet me monopolet sikur qeverite e kaluara, apo do te kujdeset per te mbrojtur tregun.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img