10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Byrek me patate pa kore

I shkëlqyeshëm për mëngjes, zëmër të lehtë ose darkë

Ju nevojiten:

– 2 patate,
– 3 vezë,
– 2 lugë miell,
– 1 lugë grizë,
– pak piper,
– kripë,
– një grusht gjethe majdanozi,
– 100 gr djathë,
– 100 gr rriska kaçkavalli.

Përgatitja:

Patatet i pastrojmë, i grijmë në rende dhe i vendosim në ujë që të qëndrojnë pak dhe me pas i kullojmë.

Shtojmë vezët e rrahura, miellin dhe grizin, pak piper, kripën, djathin dhe majdanozin e grirë. Përziejmë gjithçka mirë.

Lyejmë një tepsi të vogël me vaj, hedhim gjysmën e masës, më pas rregullojmë rriskat e kaçkavallit, më pas hedhim gjysmën tjetër dhe rrafshojmë.

Sipas dëshirës thërrmojmë edhe pak djathë dhe e pjekim në 200 gradë C për rreth 50 minuta.

Ju bëftë mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img