14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj ushtarit që dyshohet se plagosi dy të rinjtë serbë (VIDEO)

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka ndërprerë masën e paraburgimit ushtarit të FSK-së, Azem Kurtajt, i cili dyshohet se i ka plagosur dy të rinjtë serbë Shterpcë, duke ia zëvendësuar atë me masën e arrestit shtëpiak.

Rastin e ka konfirmuar avokati i të pandehurit, Naim Ferati.

“Dëshmoj se në seancën fillestare ku klienti ynë Azem Kurtaj është deklaruar i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohet nga prokuroria, mbrojtja ka parashtruar në këtë seancë kërkesën për ndërprerjen e masës së paraburgimit për arsye se kanë pushuar të gjitha kushtet ligjore për të cilat është vendosur një masë e tillë”.

“Gjykata duke vendosur lidhur me propozimin e mbrojtjes, ka marrë vendim që masa e paraburgimit të ndërpritet dhe të njëjtit i ka shqiptuar masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë siç është masa e arrestit shtëpiak”.

Kujtojmë se incidenti ka ndodhur më 6 janar të këtij viti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me dashje, me përdorim të armës, ka shkaktuar rrezik të madh për jetën dhe trupin e njerëzve, në atë mënyrë që përderisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij në drejtim të Brezovicës, me të arritur në fshatin Gotovushë, ka hasur në një grup të qytetarëve të cilin e kishin penguar, ia kishin pamundësuar lëvizjen e lirë të automjetit derisa të rinjtë e komunitetit serb ishin duke festuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img