10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Çaushi i VV’së: Thaçi tenton të shpëtojë nga Gjykata Speciale përmes dialogut me Serbinë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se Presidenti i Republikës po tenton të shpëtojë nga Gjykata Speciale duke e ngritur statusin e bisedimeve me Serbinë në nivelin e Presidentëve.
“Është paralajmëruar ndryshim i formatit të dialogut me Serbinë. Tanimë me shumë gjasë ai do të kalojë në nivel presidentësh.Gjithçka është në gjendje të bëjë Thaçi vetëm e vetëm që Gjykata Speciale të jetë e mëshirshme me të. Pra, ashtu qysh e bëri normalizimin me Daçiqin, tash po e synon pajtimin me Nikoliqin”, ka shkrua ai.
Ky udhëheqës i Vetëvendosjes ka thënë se largimi i Thaçit nga pushteti e i Serbisë nga Kosova janë dy çështje të njëjta.
“Thaçi nuk heziton të premtojë se do ta bosnjëzojë Kosovën, ta bëjë atë që s’i eci Mustafës me ‘Zajednicën’. Ta ndalësh Thaçin dhe ta ndalësh Serbinë tashmë nuk janë dy gjëra të ndryshme”, ka shkruar Çaushi.
Express ka shkruar sot dialogu me Serbinë do të ngritët në nivel të Presidentëve. Kjo pasi dhjetëra marrëveshja janë arritur deri më tash prej fillimit të bisedimeve teknike e politike me Serbinë, por një pjesë e tyre atëherë s’janë zbatuar.
Kjo është kërkesa që Kryeministri Isa Mustafa e ka bërë të qartë se nuk do të ketë vazhdim të dialogut në nivelin aktual. Kjo për shkak se s’po kanë rezultatet negociatat që zhvillohen në Bruksel nën udhëheqjen e BE’së dhe mbikëqyrjen e SHBA’së, shkruan Gazeta Express.
” Mendoj se dialogu duhet të fillojë me një format dhe koncept krejtësisht tjetër”, ka paralajmëruar Kryeministri në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img