21.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

Chrome dhe Firefox: Kujdes me të dhënat online

Programet e lundrimit online të Google e Mozilla, brouserët Chrome dhe Firefox, do të kenë masa më të forta për të paralajmëruar përdoruesit për faqe vulnerabël dhe ekspozimin nga ndërhyrjet e jashtme.

Falë përditësimeve të fundit, të dy software-ët do të paralajmërojnë përdoruesit nëse janë duke vendosur të dhëna sensibile, si numri i kartës së kreditit, në lidhje jo të sigurta.

Në mënyrë të qartë me shenjën “të pasigurta” do të jenë faqet e internetit të bazuar në protokollin “HTTP”, që ndryshe nga “HTTPS” nuk janë të mbrojtura nga kriptografia.

Mozilla Firefox në versionin 51 do të tregojë një kyç në ngjyrë gri me një shenjë të kuqe në të gjitha faqet ‘http’ që kërkojnë login dhe fjalëkalim nga përdoruesit.

Google Chrome në versionin 56 do të vijë më i fortë, duke treguar paralajmërime edhe për faqet ‘http’ që kërkojnë të dhënat e kartave të kreditit. Protokolli ‘http’ përdor një lidhje të shifruar mes përdoruesit dhe faqes që po sheh, dhe që mund të ndërhyhet nga çdokush që monitoron trafikun e të dhënave mes përdoruesit dhe faqes. Ja pse nuk është mirë të shpërndani të dhëna të kartës së kreditit në një lidhje “Http”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,959FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles