19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img

Cili lider kosovar e falënderoi Vuçiqin për ndaljen e trenit?

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq po pretendon se dikush nga liderët kosovarë e ka falënderuar atë pasi sipas tij, ishte ai e ka ndaluar trenin serb të arrinte nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut.

“Tash po thonë, hajt faleminderit që e ndale trenin, hajde tash ta ruajmë paqen. Jo jo, kështu nuk shkon”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë për media gjatë ditës së sotme, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq nuk ka dhënë më shumë detaje lidhur me këtë “falënderim” por thjesht e ka përgjithësuar atë, duke mos dhënë emra specifikë të liderëve, por thjesht duke pretenduar se është pala kosovare ajo që po i jep merita për ndaljen e trenit serb.

Po ai në këtë konferencë  ka deklaruar se shqiptarët u shqetësuan për një tren që është ndaluar 50 km larg vendit ku “shqiptarët po e prisinin me 17 mjete të blinduara”.

“Ata u shqetësuan për një tren që u ndal 50 km larg vendit ku ata e pritnin me 17 mjete të blinduara. Edhe për njërin rast edhe për tjetrin ata kanë të drejtë, e serbët kanë faj”.

“Po thonë se ajo që ka shkruar në tren është provokim. Kur ndodhi flamuri në Beograd me simbolet e Shqipërisë së madhe, na pyetëm se pse u shqetësuam për një dron dhe një flamur, kjo është imtësirë”, ka vazhduar tutje Vuçiq.

Kryeministri serb ka deklaruar poashtu se “shqiptarët as nuk e panë e as nuk e dëgjuan trenin” sepse ishte ai që e ndali atë.

“Njerëzit duhe ta dinë: shqiptarët nuk e panë trenin. Edhe po të kishin përdorur trikat indianë, duke vendosur veshët në binarë, nuk do të mudn ta dëgjonin trenin, pasi që treni fillimisht i ndal mes Ushqes e Rashkës, e pastaj në Rashkë sepse unë e ndala përfundimisht në Rashkë dhe thashë që nuk shkoni përtej Rashkës. Ata as nuk e dëgjua ne as nuk e panë”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,957FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles