10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Çitaku: PDK do ta mbështesë dialogun me Serbinë, por do të kërkojë rezultate

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka njoftuar se partia ku ajo mban postin e nënkryetares do ta mbështesë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahet më 7-8 shtator të këtij viti.

Ajo në emisionin DIREKT në ATV ka bërë të ditur se kanë biseduar brenda PDK-së dhe janë dakorduar që ta mbështesin kryeministrin në procesin e dialogut por si kusht, presin rezultate.

“Ne do ta mbështesim kryeministrin Kurti në procesin me dialogun me Serbinë. Ne nuk do të bëjmë opozitë vetëm për hir të opozitës ne do ta mbështesim kryeministrin dhe do të kërkojmë rezultate,” – tha Çitaku.

Sipas saj, koha nuk është në favorin e Kosovës dhe procesi i dialogut duhet të përmbyllet sa më shpejt.

“Koha nuk punon për ne dhe koha nuk është në favorin e Kosovës dhe ne nuk e kemi komoditetin që të presim vite për ta përmbyllur këtë proces,” – tha ajo.

Kujtojmë që Brukseli do të presë Kosovën dhe Serbinë në datat 7 dhe 8 shtator për t’u ulur sërish në një tryezë të përbashkët për të vazhduar përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve me ndihmën e BE-së.

https://youtube.com/watch?v=G46dfVs8LIw%3Ffeature%3Doembed

Ndonëse ende nuk ka një agjendë të saktë lidhur me bisedimet që do të mbahen, tashmë dihet se delegacionin e Kosovës do ta kryesojë zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img