16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Çka thotë Hoxhaj për Nikolicin në librin e tij?

Ministria e Punëve të Jashtme në krye ministrin Enver Hoxhaj, javën që po e lëmë pas ia ndaloi presidentit serb, Nikolic ta vizitonte Kosovën.

Për këtë ndalesë pati reagime të shumta nga krerët e Serbisë, të cilët fillimisht thanë se e kishin anuluar vizitën e pastaj duke rënë në kundërshtim me vetveten dolën në konferencë shtypi për të folur për arsyet që Kosova nuk lejoi hyrjen në territorin e saj për Nikoloqin bashkë me një delegacion të madh me zyrtarë të shtetit serb.

Reagimet e tyre mbanin në vete diskursin e tyre të zakonshëm nacionalist të cilin e kishin përdorur drejtuesit e saj edhe në kohën e shpërndarjes së ish Jugosllavisë.

Por si e njeh dhe si e vlerëson Kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, Nikolicin, në librin e tij të botuar në qershor të vitit 2016, “Ngritja e një shteti”.
“Presidenti serb si njëri prej udhëheqësve politikë të formacioneve paraushtarake serbe në kohët më të errëta të shkatërrimit jugosllav dhe i obsesionuar me Serbinë e Madhe atëbotë, nuk mund të lirohej nga realiteti i Kosovës së pavarur, që duket që e ndjek nga pas si një fantazmë. Qëllimi i tij për ta mbajtur këtë vend të izoluar në rajon dhe për ta diskredituar ndërkombëtarisht janë politike, në radhë të parë. Por, sjellja e tij ndaj Kosovës është poashtu përpjekja për kompenzimin e vetëdijes së një disfate historike që ai mendon  se e ka përjetuar Serbia në raport me Kosovên. Për këtë arsye, edhe më tutje tash në pozitën e presidentit i prin një kori zërash të nacionalizmit serb dhe kultivon një diskurs mediokër, që dikur ishte kulmi i marrëzisë dhe tragjedive në rajon”, shkruan Hoxhaj në librin e tij.
Hoxhaj shkruan edhe se si Nikolic me sjelljet e tij nacionaliste është bërë problem edhe për elitën proevropiane të shoqërisë serbe.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles