7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Çka thotë Policia për rastin e shoferit te autobusit qe kanosi me armë zjarri shoferin e një veture

Sonte pati një incident në linjën e Trafikut Urban Prishtinë nr. 4, mes shoferit të atij autobusi dhe një shoferi të një veture.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti thotë se shoferi i autobusit ka kanosur me armë zjarri palën tjetër.

Palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor.

“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture). Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira. Aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”, tha Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img