10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq: Kosova s’ është anëtare e KB-së dhe s’mund ta padisë Serbinë për gjenocid

Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq e ka akuzuar kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi se po “vazhdon me provokime për shkak të deklaratës se Kosova do padisë Serbinë për gjenocid” duke shtuar se “kjo nuk është e mundur pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-së”, transmeton Koha.net.

“Hashim Thaçi vazhdon me provokime. Pasi ideja e tij për formimin ushtrisë pësoi fiasko dhe pasi me presion ndërkombëtar e tërhoqi ligjin për të, Thaçi menjëherë u përpoq ta tërheqë vëmendjen e opinionit të brendshëm me në temë tjetër – padinë kundër Serbisë për gjenocid. Thaçi e di se nga kjo nuk ka asgjë, sepse Kosova nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe nuk ka të drejtë të padisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, citon tanjug të ketë thënë Daçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img