10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Daçiq kundër SHBA-së: Fushata e çnjohjeve do të vazhdojë, pavarësisht çka mendon Chollet

Se a mendon dikush se është humbje kohe ose jo, Serbia do të vazhdojë me fushatën ndërkombëtare për të siguruar çnjohje të Kosovës, ka thënë kryediplomati serb, Ivica Daçiq.

Kjo pasi Këshilltari i Lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, mbrëmë tha se fushata serbe për çnjohje “është humbje kohe dhe energjie”.

Sa i përket vlerësimit të Derek Chollet, Daçiq tha se “të gjithë kanë mendimin e tyre” derisa Serbia do të vazhdojë aktivitetin e saj në çnjohje të Kosovës.

“Me këtë po duan të thonë se nuk janë të interesuar se sa vende në botë në e njohin Kosovës dhe se nuk i pranojnë veprimet tona”, tha ministri serb i jashtëm.

“Po ta njihnin Kosovën 97 shtete, që i bie shumica e OKB-së, ne vazhdimisht do ta theksonim atë. Ne do ta vazhdojmë fushatën për çnjohje pavarësisht se dikush mendon se është humbje kohe, nëse është humbje kohe edhe ata humbën kohë duke bindur shtetet e tjera që ta njohin Kosovën”, ka thënë mes tjerash ai, siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës.

Daçiq tha se negociatat po bëhen asisoji që “nuk po kërkohet kompromisi” por vetëm që të detyrohet Beogradi ta njohë Kosovën.“Zgjidhjet politike të cilat do të mund të çonin në kompromis nuk ndiqen, sepse qefin ia bëjnë Prishtinës, në anën tjetër, nëse mund ta bëjnë pa pëlqimin e Sebrisë, pse po vinë në Beograd, nëse mund ta votojnë në OKB, le ta votojnë, por pasi që nuk munden, duhet të bëjnë marrëveshje me Beogradin”, tha kryediplomati serb./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img